Kledi Kadiu bëhet baba

“Mbarova detyrat e mia, dhe tani mund t’i dedikohem me mish e me shpirt punës më të bukur, atë të babait. Tani dua të shijoj këtë lumturi që është më e madhja që mund të provojë njeriu”.

Ky është lajmërimi më i bukur që ka bërë në Facebook Kledi Kadiu, balerini shqiptar që në Itali është njohur falë “Amici”. Ai tashmë është bërë baba. Lea lindi nga lidhja e tij me Charlotte Lazzari, me të cilën prej disa muaj tashmë jetojnë një histori të bukur dashurie.

Advertisement

Kledi ka postuar një foto në rrjetin social në spital në shoqërinë e vogëlushes, në një përqafim të tre bashkë. Balerini 41-vjeçar është bërë baba për herë të parë. Ndërsa Charlotte është vetëm 23 vjeçe dhe një balerinë me origjinë franceze. Dashuria e tyre ka qënë me shikim të parë, dhe brenda një viti i gjen ata prindër. Tashmë fansat presin dasmën…