DiCaprio ndahet nga e dashura

Leonardo DiCaprio dhe modelja Kelly Rohrbach i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga Us Weekly, që citon një burim pranë dyshes, sipas të cilit, DiCaprio dhe Rohrbach nuk janë më bashkë prej më shumë se një muaji.

Advertisement

“Ata janë ndarë prej më shumë se një muaji. Vendimi ishte i përbashkët. Si Leo ashtu dhe Kelly janë tepër të zënë në aspektin profesional dhe kanë shumë gjëra në jetën e tyre momentalisht. Për këtë arsye i dhanë fund lidhjes”, deklaroi burimi për “US Weekly”, ndërsa theksoi se ata kanë ruajtuar një marrëdhënie miqësore.

Modelja e “Sports Illustrated” dhe aktori 41-vjeçar e bënë publike lidhjen në Qershor të vitit të shkuar.