Kate Middleton dhe Princi William këtë vit kanë zgjedhur ta publikojnë portretin e tyre zyrtar pak më shpejt.
Foto është publikuar në profilin Instagram të Pallatit Kensington (Kensington Palace) ku shkruhet: “Gëzuar Krishtlindjen nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, si dhe nga Princi Xhorxh dhe Princesha Sharlot. Duka dhe Dukesha janë mirënjohës për të gjithë urimet që kanë marrë këtë vit dhe po presin me padurim të festojnë Krishtlindjen për herë të parë si një familje me katër anëtarë.”