Dashi: Hëna është e pozicionuar në fushën e dymbëdhjetë të horoskopit. Në këmbim dyshja Diell-Uran do t’ju dhurojë një ditë të shkathët, të lëvizshme dhe me ndonjë të papritur. Ekstorvert, krijues, të pagabueshëm, bricolage, lëvizni për t’i realizuar gjërat që keni në kokë. Vendimmarrje të rëndësishme për shumë prej jush. Blerje shtëpiake për të tjerët.

Demi: Qielli ju buzëqesh. Mundohuni t’i plotësoni sa më shpejt disa kërkesa. Mund t’i dedikoheni kënaqësive pa u menduar gjatë. Me një gjakftohtësi të jashtëzakonshme do të arrini të menaxhoni një situatë shumë delikate. Në sferën dashurore? Do të dini të jeni të ëmbël, tërheqës dhe me pak piper, gjë që e bën të gjithën më të shijshme.

Advertisement

Binjakët: Do të zgjoheni për së prapthi. Do të keni një listë të gjatë gjërash për të bërë. Nuk është lodhja që ju shqetëson por pamundësia për t’u organizuar. Shkathtësia e reflekseve tuaja do të jetë një nga pikat ndihmëse, sidomos tani që Mërkuri është larg. Nëse klima do t’a mundësojë bëni një shëtitje në natyrë pasi do t’ju shërbejë për të shkarkuar tensionin, në të kundërt zgjidhni një çaj relaksues.

Gaforrja: Ditë ideale për të udhëtuar dhe për t’u përballur me situata jo të zakonshme. Bashkoni detyrën me dëshirën. Udhëtoni nëpër ambjente të ndryshme duke kërkuar ide dhe mundësi. Një kënaqësi e papritur do të krijojë stimuj që do t’ju inkurajojnë për t’u impenjuar më tepër sidomos në punë. Erosi juaj po fle gjumë. Do të gëzoni disa momente shumë të këndshme erotike vetëm ose me partnerin.

Luani: Kur flitet për intuitë dhe ndjenja ju dini të jepni më të mirën tuaj. Duke luajtur mirë mundësitë tuaja pa ekzagjeruar dhe pa nxituar do të arrini të keni ndryshime të mëdha në sferën profesionale. Punët shumë mirë. Dashuria do të jetë për ju energji e pastër, kënaqësi dhe jetë, kreativitet e forcë jetëesore. Do të jetë burimi i optimizmit dhe kurajës dhe në çdo aspekt që e bën jetën të denjë për t’u jetuar.

Virgjëresha: Edhe kur ju duket sikur bota po rremon kundër jush, do të ketë gjithnjë një zgjidhje, mjaft t’a kërkosh dhe të mos mbytesh nga pesimizmi. Nuk ekziston asnjë pengesë që nuk ka një mënyrë për t’u kaluar. Duhet të jeni të duruar dhe tolerantë. Midis jush dhe partnerit sot nuk do të ketë feeling. Asgjë shqetësuese, thjesht ju nuk duroni manitë e vogla që ai ka.

Peshorja: Preçizë dhe të rezervuar, në punë do të jeni me të vërtetë të paluhatshëm e do t’i qëndroni larg situatave që mund të cënojnë imazhin tuaj. Nuk do të bëni kompromise edhe pse objektivi juaj është që të fitoni më shumë.  Do të keni dëshirë t’i dedikoheni fizikut dhe pamjes suaj. Në mbrëmje do të ndiheni të vlerësuar dhe të përkëdhelur.

Akrepi: Me mbështetjen e madhe që vjen nga qielli do të mund të realizoni atë që keni në kokë. Faktet dhe personat do të lëvizin në drejtimin e duhur. Një ditë për t’ja dedikuar punës dhe aktivitetit fizik. Natë e flaktë në krahët e partnerit. Ka shumë mundësi që në çift të keni gjëra të pazgjidhura ama sot vendosini mënjanë. Mbulojini me pasion.

Shigjetari: Do jeni pak të lënduar. Fajin për këtë e ka Planeti i natës në kuadraturë. Për këtë arsye nuk do të keni aspak dëshirë të realizoni detyrat tuaja të përditshme. Do të jeni të pavendosur tek vlefshmëria e tyre. Mos u bëni shumë snob. Punoni si gjithë të tjerët. Një dietë e mbushur me fruta do t’ju ndihmojë të gjeni një ekuilibër psikologjik dhe sidomos fizik. Asnjë komplikim në dashuri.

Bricjapi: Do të përdorni kreativitetin tuaj për t’i bërë më të kënaqshme takimet dhe marrëdhëniet me të tjerët. Nuk do të mungojnë mundësitë për t’u zbavitur. Kini besim tek vetja, por pa e tepruar me sjellje sipërfaqësore. Përfshijeni partnerin në iniciativat tuaja. Bashkë me të mund të ndërmerrni një udhëtim për të njohur vetveten dhe jo vetëm.

Ujori: Do të merrni vendime të rëndësishme në sektorin profesional. Kryefjala e kësaj dite do të jetë sjellja juaj e shkathët dhe një intuitë e pagabueshme. Ka ardhur momenti të mendoni strategji profesionale fituese. Bëni gati me përpikmëri planet që ju interesojnë. Marrëdhëniet sentimentale do të kalojnë në skaner por mos u transformoni në analizues.

Peshqit: Mund të prezantohen mundësi që do të vënë në dukje aftësitë tuaja të lëna në hije deri më tani. Në punë do të jetë e rëndësishme të keni qoftë edhe një objektiv të vetëm ama duhet t’a çoni deri në fund. Jini konkretë. Nuk do të gaboni. Nëse ndjenjat tuaja do të rikthehen në dashuri, do të keni shanse të mira për të arritur edhe më shumë se ç’prisnit.