Të vishesh sipas pushtetit, 10 femrat më me stil për 2015

    Të vishesh sipas pushtetit nuk do të thotë vetëm të dish të vishesh për një ditë të thjeshtë pune.
    Kur vjen puna për të shpalosur stilin tënd, ka vend për të përfshirë modën, rehatinë, guximin dhe cka është më e rëndësishmja, karakterin tënd.
    Këtë e bëjnë më së miri femrat që kemi listuar më poshtë, ku përfshihen personazhe televizive, aktore por edhe politikane.

    1. Amal Clooney
      Amal ka treguar se është e përgatitur për cdo rast. Kur ecën në tapetin e kuq, krah bashkëshortit të saj George Clooney, shfaqet me fustane tejet elegante. Ndërsa kur vjen puna në veshjet e saj të përditshme Amal zgjedh një stil më lozonjar. Avokatja e mirënjohur ja del gjithnjë të vishet sipas modës më të fundit, përfshi edhe me ngjyrat më të ndezura, por gjithnjë më se e përshtatshme për punën në zyrë.

    2. Emma Watson
      Emma Watson ka arritur ta përdorë famën e saj për disa cështje të rëndësishme. Fansat e duan për “politikat” që ajo ndjek por edhe për stilin e saj të vecantë. Emma ka dhënë fjalën se do të ishte në mbrojtje të ambjentit edhe sa i përket veshjeve, dhe pikërisht këtë e ka bërë duke zgjedhur për veshjet e saj stilistë që përdorin materiale sa më miqësore për ambjentin.

      Advertisement
    3. Hillary Clinton
      Hillary Clinton gjithnjë ka qenë në qëndër të vëmëndjes lidhur me kostumet e saj me ngjyra, por këtë vit duket se dicka ka ndryshuar. Edhe pse ajo vijon të zgjedhë ngjyrat, kemi vënë re se kostumet e saj tashmë janë më të gjëra, në një stil më të relaksuar.

    4. Olivia Pope
      Olivia Pope është njohur gjithnjë për kostumet e saj në filmin Scandal. Në 2015-ën garderoba e saj ka qenë më elegante se kurrë. Ajo është prova se mund të jesh një femër e paraqitshme dhe njëkohësisht e suksesshme.

    5. Annalise Keating
      Ajo është edhe profesoreshë edhe avokate, por njëkohësisht është prova se në sallën e gjyqeve mund të ketë elegancë. Roli i luajtur nga aktorja Viola Davis zgjedh gjithnjë veshje sexy dhe që tregojnë format, por asnjëherë tepër të rrezikshme.

    6. Selina Meyer
      Julia Louis-Dreyfus luan rolin e Presidentes së SHBA në filmin Veep dhe ndaj veshjet e saj janë pak më konservatore. Por Selina Meyer gjithnjë zgjedh ngjyra të forta, dhe e preferuara e saj është e kuqja.

    7. Claire Underwood
      Bëhet fjalë për rolin e luajtur nga Robin Wright në House of Cards. Në film ajo luan rolin e Zonjës së Parë si dhe kandidon për një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, cka sigurisht ka ndikuar edhe në veshjet e saj. Underwood zgjedh ngjyra të celura duke vënë në pah njëkohësisht edhe format e saj.

    8. Angelina Jolie
      Imazhi i aktores Jolie veshur me kostum tashmë është kthyer në ikonë në mëndjet tona, por këtë vit ajo ka vendosur të ndryshojë pak. Në premierat ku është shfaqur, Angelina ka zgjedhur fustane tejet elegante me shumë pak aksesorë. Ndërsa për evente të tjera më zyrtare, Angelia ka zgjedhur gjithnjë kostumet me funde, kryesisht në ngjyra neutrale.

    9. Michelle Obama
      Zonja e parë gjithnjë zgjedh të vishet nga stilistë amerikanë duke treguar gjithnjë se sa krenare ndihet për artistët e vendit të saj. Znj. Obama, shpesh kur i duhet të ushëtojë, ruan stilin e saj por gjithnjë i kushton vëmëndje edhe stilistëve të vendit ku ndodhet. Një rast i tillë ishte kur ajo ndodhej në Londër së bashku me vajzat e saj, ku zgjodhi të vishte një fustan të shtëpisë angleze të modës, Preen.

    10. Mbretëresha Letizia e Spanjës
      Mbretëresha Letizia arrin që cdo veshje të sajën ta kombinojë edhe me modën më të fundit. Ndërkohë që shpesh herë e shohim edhe ti përsërisë veshjet e saj, gjithnjë vëmë re ndonjë detaj që tregon se ajo është e dhënë pas modës dhe trendeve të fundit.