Ka qenë një foto e postuar nga Beatrix Ramosaj, që ka nxitur një “zënkë” në rrjete sociale mes saj dhe Enca Haxhias.
Në foto Beatrix shfaqet me të pasme dhe gjoks të zmadhuar me photoshop ndërsa shkruan “godass” dhe hashtags “pa makeup”, “pa filtër”, duke thumbuar kështu Encën, se përdor më shumë Photoshop seç duhet.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i 20-vjeçares Haxhia, e cila teksa ka postuar një foto nga një koncert, i është përgjigjur Beatrix-it, duke thënë se është xheloze për suksesin e saj dhe se duke qenë pa angazhime, merret me thashetheme.
“Ishim mikesha derisa të mbyti xhelozia. Por shih sot ku jemi? Ku je ti? Pa karrierë, pa spektakle, rri në shtëpi duke folur për mua”, shkruajti Enca në profilin e saj në Instagram.
Asnjëra prej vajzave nuk ka përmendur emër në postimet e tyre, megjithatë komentet e shumta të fansave, si të Encës ashtu dhe të Beatrix, sugjerojnë se jo vetëm që i drejtohen njëra-tjetrës, por se tashmë shoqëria mes tyre ka marrë fund.