Nëse je në kërkim të një dhurate ekstravagante festash, për të dhënë apo për të marrë, Louis Vuitton mund të të ofrojë pikërisht atë që ke nevojë ose që nuk e kishte menduar ndonjëherë se kishte nevojë.
Brandi luksoz sapo ka lançuar çantën më të shtrenjtë që ka prodhuar ndonjëherë – çanta me lëkurë krokodili, me kyçin klasik dhe emrin e markës të gdhendur në të, me një çmim që nis nga 55 500 dollarë… për ato që janë sjellë shumë mirë këtë vit.