Lilly Allen, fytyra e re e National Portrait Gallery

Lilly ka një CV me shumë gjëra të ndryshme: yll popi, prezantuese televizive, dizenjuese mode, por nuk mbaron këtu. Me siguri nuk e dinit që përpara se të bëhej e famshme me singëllin “Smile”, këngëtarja ka qenë luleshitëse dhe po mësonte për rritjen dhe kujdesin e tyre. Fotoja e Lilly-t është realizuar nga fotografi Nadav Kander për posterin e National Portrait’s gallery. Shkrimi përbri fotos thotë “Vokaliste, shkrimtare, luleshtare”. Qëllimi i kësaj galerie portretesh është të zbulojë fakte shumë pak të njohura mbi celebritetet, portretet e të cilëve janë të ekspozuar në galeri. Ideja e këtyre posterave erdhi pasi u pa interesi i madh i vizitorëve për historitë e paditura për figurat e njohura.

Advertisement