“Chapeau” elegantes Carla

Kështu Zonja e Parë franceze ka fituar çmimin e parë në konkursin CELEBRITY HAT, dhënë personazhit të famshëm që ka vënë kapelen më të bukur, më në modë dhe më interesante. Carla ka mundur kështu familjen mbretërore, në një fushë ku zorr se konkurohen. Vitin e kaluar çmimi i kapeles më të bukur u fitua nga Zara Philips, mbesa e mbretëreshës së Anglisë dhe këtë vit dama e parë franceze i ka zënë vendin duke e çuar trofeun në Francë. Në vendin e dytë në CELEBRITY HAT u rendit mbretëresha Elizabet, në të tretin Sophie, Kontesha e Wessex njëkohësisht gruaja e princit Andrea. Victoria Beckham u rendit e katërta dhe Madonna në të pestin. Por përse triumfoi Carla Bruni në këtë klasifikim të organizuar nga një kompani veshjesh? Philip Wright drejtuesi i kompanisë ka shpeguar se kapelja gri në stilin Jackie Onassis e DIOR, që Carla kish zgjedhur të vinte në takimin e parë zyrtar në Britani ish komentuar shumë pozitivisht. “Kapelja ishte e bukur dhe Chic. Ishte një shembull suprem i thjeshtësisë klasike. Ishte një “understatement” stili që u kap menjëherë nga mediat mbarëbotërore”,- ka mbyllur sqarimet Philip Wright. Ndër meshkujt që kanë vënë kapelen më të bukur u zgjodh në vend të parë australiani Hugh Jackman.

Advertisement