Rita Ora dhe Travis Barker i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Mediat britanike kanë shkruar se ka qenë rokeri ai që ka kërkuar që gjithçka mes çiftit të përfundojë.
“Mirror”, duke cituar Barker-in, shkruan se rokeri i “Blink 182” nuk është gati për një lidhje serioze, ashtu siç e mendonte Rita, duke bërë që lidhja të përfundojë vetëm pas 3 javësh.
“Nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për të qenë në në një lidhje 24/7”, citohet Barker.
Ora dhe Barker ishin takuar në një ndeshje basketbolli në Los Anxhelos dhe që nga atëherë ata ishin në një lidhje.