Keira Knightley është parë tepër e lumtur duke dalë nga Studio 54 në New York, pas debutimit të saj në Broadway.
30-vjecarja është pritur nga fansat e saj jashtë teatrit ku u shfaq premierë “Thérèse Raquin”, shfaqja ku aktorja luan rolin kryesor.
Performanca e saj në skenë u ndërpre nga një prej fansave të saj, i cili vetëm pak minuta pas Knightley u ngjit në skenë, i kërkoi të martoheshin.
Megjithatë aktorja nuk ka reaguar por ka vijuar të luajë rolin e saj në skenë, duke treguar profesionalizëm.
Por fansi nuk është tërhequr me kaq pasi më pas ka vijuar duke thënë “Pesë sekonda janë shumë pritje e gjatë për një përgjigje”, dhe jo vetëm kaq por ai ka hedhur edhe një buqetë me lule nga mesi i publikut në drejtim të skenës.