Jolie & Pitt adoptojnë një fëmijë sirian

Në kulmin e krizës së refugjatëve aktorja e njohur Angelina Jolie ka vendosur të adoptojë një fëmijë sirian.

40-vjeçarja e ka shprehur gjithnjë gadishmërinë për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe këtë herë nuk i ka rezistuar tundimit për të marrë sërish një vendim të rëndësishëm.

Advertisement

Sipas raporteve të fundit aktorja thuhet se është takuar me tre vëllezërit sirianë të cilët janë jetimë, pasi i ati i tyre është marrë nga ushtarët ndërsa nëna është vrarë në një incident gjatë bombardimeve të ndodhura.

Angelina dhe Brad aktualisht janë prindër të 6 fëmijëve, ku tre prej tyre janë biologjikë përfshirë dy binjakët 6-vjeçarë Knox dhe Vivienne dhe 8-vjeçaren Shiloh. Fëmijët e adoptuar janë Maddox 13-vjeç nga Kamboxhia, Pax 11-vjeç  nga Vietnami dhe Zahara 10-vjeç nga Etiopia. Fëmija nga Siria e çon në 4 numrin e të adoptuarve nga ky çift.

Aktorja në një pronocim është shprehur se dëshira e saj është shumë e madhe për të adoptuar fëmijë.

Kujtojmë se Jolie është e Dërguara e Posaçme nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Ajo deri më tani ka kryer vizita të shumta në kampet e sirianëvë dhe është e vetëdijshme për mizoritë e ndodhura në këtë sferë të botës, ku mijëra persona kanë humbur jetën.