Nuk është sekret fakti se fotografitë e publikuara në Instagram janë të kuruara dhe të modifikuara në mënyrë që të japin imazhin më perfekt lidhur me jetën tonë.
Këto kohë shumë profile në këtë rrjet social janë bërë të njohura sepse tallen me këtë mënyrë të të reklamuarit të jetës, por shumë pak prej tyre tregojnë se sa punë duhet vërtetë për të krijuar iluzionin perfekt.
Fotografi tailandez, Chompoo Baritone, ka bërë pikërisht këtë nëpërmjet projektit “Slow Life”.
Në profilin e tij në Facebook ai ka postuar disa fotografi që shfaqin skenën e plotë se si duket jashtë kornizë së Instagram-it.
Prandaj, edhe pse vendosim të mos i shfaqim të plota jetët tona në Instagram, është mirë që herë pas here të kujtohemi se në rrjetet sciale të gjithë po bëjmë të njëjtën gjë.
Sa gënjejmë në Instagram?
Friday, December 5, 2025
SourcePopSugar
- Advertisment -


