Diva kanadeze e muzikës, Celine Dion ka deklaruar se bashkëshorti i saj është në momentet e fundit të jetës.
73-vjeçari, Rene Angelil, i cili e bëri të famshme në gjithë botën, nuk po arrin ta fitojë dot luftën më sëmundjen e kancerit dhe dëshiron që të mbyllë sytë në krahët e këngëtares së madhe.
Rene Angelil është i njohur jo vetëm si bashkëshorti i këngëtares kanadeze, Dion por edhe si manaxher shumë i zoti në fushën e muzikës.
Ai e zbuloi Celine Dion shumë vite më parë dhe e shndërroi në një yll në skenat botërore. Shumë pak e dinë se ai që fshihet pas suksesit të divës kanadeze është pikërisht manaxheri dhe bashkëshorti i saj, Angelil.
Celine Dion dhe Rene Angelil kanë disa vite diference në moshe me njëri – tjetrin. Ata u martuan në vitin 1994 dhe kanë tre fëmijë.