Blac Chyna vazhdon të bëjë “zhurmë”. Vitin e shkuar ajo u shndërrua në qendër të vemendjes përsa i përket shkëputjes së marrëdhënies me ishin e saj, Tyga.
Prej kohësh qarkullojnë fjalë se Tyga dhe Kylie Jenner janë në një lidhje sëbashku. Por në llogarinë e saj Instagram, Chyna shkruan: “E di, unë të mungoj ty”.
Me bikini të kuqe Blac shfaqet sensuale pranë pishinës duke treguar linjat perfekte trupore.
Edhe pse ajo nuk e ka konfirmuar saktësisht se kujt ia dedikon këto fjalë në mediat sociale, ndjekësit e saj mendojnë se ata do të rikthehen sërish bashkë. Qarkullojnë zëra se ishi po i vjen rrotull, për t’u përpjekur për një rilidhje.