35 femra të cilat kanë akuzuar aktorin Bill Cosby për sulm seksual janë shfaqur në kopertinën e revistës New York.
Fotografia bardh e zi tregon të gjitha gratë e ulura në stola dhe datat e sulmit të secilës të printuar nën fotografi, ndërkohë që titulli lexon: “Cosby: Femrat, një lidhje e padëshiruar motrash”.
Barbara Bowman ka thënë se ka duruar abuzimet e aktorit që prej 1985 deri në ’87: “Ndihesha si e burgosur, më dukej sikur dikush më kishte rrëmbyer. Mund të isha endur rrugëve të qytetit dhe të thoja se Bill Cosby më kishte droguar dhe përdhunuar. Por kush do të më besonte? Askush!”
Akuzat ndaj aktorit janë ngritur nga më shumë se 40 gra, por disa prej pretendimeve datojnë shumë vite më parë dhe për to Cosby nuk është gjykuar kurrë.
Në një rast, Cosby ka pranuar, teksa ka qenë nën betim, se ka përdorur një drogë të lehtë qetësuese mbi të paktën një femër me të cilën donte të kryente marrëdhënie.