Dashi: Hëna tek Shigjetari paralajmëron një ditë frizante dhe pak të lëvizshme: mirëprisni një rast me fat. Ideale do të ishte organizimi i një mbrëmjeje mes miqsh apo të pranoni një udhëtim të shkurtër jashtë programit. Përsa i përket dashurisë, forca e ndjenjave ju ndihmon të kaloni ndonjë keqkuptim, por duhet të mësoni të lëmoni disa thepa të karakterit tuaj.

Demi:  Jeni shumë të përfshirë në çështje parash, biznese të lidhura me investime apo prona që kërkojnë impenjimin tuaj personal. Disiplina dhe të qenurit konstant janë armët tuaja fituese: përdoreni në këtë ditë të rëndësishme përsa i përket çështjeve financiare. Bëni lëvizje fizike, shëtitjet e gjata në ajër të pastër do t’i shërbejnë si linjave ashtu edhe shëndetit tuaj.

Advertisement

Binjakët:  Mërzitja, lodhja, irritimi dhe të papriturat sot nuk ju lejojnë të përqendroheni në punë siç do të donit, të vlerësoni anët pozitive të parnterit apo t’i dedikoni kohën e dëshiruar argëtimit dhe mirëqenies. Nëse keni një aktivitet në kontakt me publikun do të jeni intolerantë ndaj atyre që nuk ju pëlqejnë menjëherë. Përpiquni të ruani qetësinë, bëni durim deri nesër në mbrëmje.

Gaforrja: Mos jini shurdh përballë thirrjes së stinës së bukur që ju fton të bëni pak pushim relaksues, ndoshta nën shoqërinë e miqve të vjetër. Përqendrojini impenjimet në pjesën e parë të ditës: pasdite parashikohet një rënie energjish. Humori i mirë përmirëson cilësinë e jetës. Përpiquni që t’a mbani ndër mend këtë kur jeni totalisht të zhytur në gjëra serioze.

Luani: Një ajër optimizmi ju lehtëson shpirtin dhe ju vë në kontakt me njerëz që ndajnë të njëjtat ideale si ju. Ka ardhur momenti të dëgjoni miqtë, të cilët janë të gatshëm t’ju ndihmojnë dhe t’ju japin informacionet që ju duhen për të ecur përpara. Flasim për dashurinë: çfarëdo të keni në mendje, çfarëdo situate të jeni duke jetuar, mos kini dyshime, jeni fitues në çdo drejtim.

Virgjëresha: Shikimi i së ardhmes me besim dhe optimizëm ndoshta nuk do të ndryshojë botën por sigurisht që do të transformojë mënyrën se si do t’i përballoni gjërat. Jini të gatshëm për ato kompromiset e vogla pa të cilat nuk do të ishte e mundur të lëviznit mes njerëzve. Rregulloni ushqimin: hani një mëngjes të mirë e të bollshëm dhe një darkë të lehtë.

Peshorja: Yjet ju japin shtysën dhe energjinë e duhur për të guxuar akoma më tepër: shfrytëzojeni këtë çast të favorshëm për t’u afirmuar akoma me më tepër kënaqësi në punë.  Jeta në çift do të ketë momente të mëdha bashkëpunimi emocional, pasioni do të gërshetohet me momente ëmbëlsie, do të dini t’a përfshini partnerin në një botë me emocione fantastike. Pak sport do t’ju bëjë mirë.

Akrepi:  Ditë fantastike!  Kreativiteti juaj do të jetë maksimal, do të jeni alegro, shpikës të shkëlqyer dhe idetë tuaja do të marrin elozhe dhe vlerësime të jashtëzakonshme. Do të jeni të mbrojtur në aktivitetin profesional. Në sferën sentimentale do t’i jepni jetë  ndjenjave më të thella dhe të qëndrueshme: do t’a përfshini partnerin në momente të paharrueshme si në profilin afektiv ashtu edhe në atë erotik.

Shigjetari: I keni të gjitha kartat e duhura për të kaluar një ditë të qetë. Si gjithnjë do të jeni shumë të mirë për t’i përshtatur rrethanat me nevojat tuaja. Veç kësaj kujtoni se fati ndihmon guximtarët: forca shfrytëzoni çdo mundësi. Në dashuri nuk është momenti për t’u shqetësuar: fatet e raportit tuaj janë të stabilizuara në themele mëse të forta. Mos krijoni probleme.

Bricjapi: Me pak vullnet të mirë mund të zgjidhni një çështje në fushën profesionale apo të rimerrni një tratativë biznesi që në fillim ishte shumë pak e qartë dhe bindëse. Mbrëmja do t’ju katapultojë në një atmosferë shumë romantike, gati përrallore të cilën parnteri nuk mund të bëj ndryshe veçse t’a ndajë me ju. Përdoreni eksperiencën tuaj më shpesh. Shumë të reja në marrëdhëniet shoqërore.

Ujori: Nëse keni shqetësime të tipit ekonomik, mund të filloni të qetësoheni sepse situata juaj është e destinuar të përmirësohet në mënyrë progresive. Mos u bëni pre e entuziazmit të lehtë: të paktën për momentin duhet të sforcoheni të menaxhoni paratë me kujdesin e duhur. Jini të duruar kundrejt partnerit apo personave që dëshironi t’i bëni për vete.

Peshqit: Impenjimet janë shumë të rënda, por sot do të jeni të organizuar, efikasë dhe mbi të gjitha të vendosur për të mos dëgjuar ata që përpiqen t’ju nxitojnë. Në mbrëmje do të keni një performancë të shkëlqyer në kuzhinë, sidomos nëse keni vendosur të bëni ndonjë recetë të gjyshes. Përballë gjendjeve të ankthit apo nervozizmit rigjeneroni fizikun dhe mendjen me teknika orientale antistres apo relaksi.