Mediat rozë flasin për një romancë të re mes Rihanna-s dhe Lewis Hamilton, ndërkohë që këngëtarja nga Barbadosi është duke punuar me ritme të shtuara për albumin e saj të tetë.
Ajo është fotografuar duke lënë studion e regjistrimit të këngëve në orët e vona të së shtunës, ku lodhja dukej qartë në fytyrën e saj.
Megjithatë, ajo tashmë flitet se ka filluar një lidhje me Hamilton, pasi janë takuar disa herë gjatë kësaj jave në fshehtësi.
Një burim i afërt me këngëtaren ka deklaruar se ishte thjesht çështje kohe që çifti të bashkohej zyrtarisht, pasi kishin kohë që flisnin.