Madonna mendon se artistët që nuk kanë më çfarë të japin duhet të tërhiqen. Por 56-vjeçarja thotë se ajo vetë ka ende gjëra për të treguar dhe se ndihet si Pablo Picasso.
“Më pëlqen ta krahasoj veten me artistë të tjerë si Picasso. Ai vijoi të pikturonte deri ditën që vdiq. Besoj, sepse ishte i frymëzuar për ta bërë një gjë të tillë”, deklaroi këngëtarja, ndërsa shtoi se jeta ishte frymëzim për Picasson dhe ai duhet të vijonte të shprehte vetveten, njësoj si ajo.
Madonna e publikoi albumin e saj të parë në 1983 dhe më të fundit, “Rebel Heart”, në fillim të këtij viti.
Ajo shprehet se çelësi për të qëndruar në treg është dëshira e saj e vazhdueshme për të frymëzuar njerëzit.