Dashi: Në kampin profesional situata të rëndësishme do të vijnë në favorin tuaj dhe kjo gjë nuk ju habit aspak, për aq kohë sa keni punuar fort për të arritur aty ku ndodheni tani. Me bashkëpunimin e një miku mund të shpenzoni pak më tepër për të kënaqur ndonjë kapricio. Evitoni të gjendeni në situata të ngatërruara edhe pse emocionuese: nuk do të arrinit t’i menaxhonit në mënyrë të zgjuar.
Demi: Realizimi i dëshirave tuaja bëhet shumë i thjeshtë, sot që planetët bashkohen për t’ju mbështetur dhe dhuruar një ditë të paharrueshme: Hëna krijon aspekte vërtetë premtuese duke ju ofruar raste të papërsëritshme. Afërsia e partnerit do të jetë fitili që do të ndezë zjarrin e shqisave: Nëse jeni në çift ju pret një mbrëmje magjike.
Binjakët: Dita nis me një zgjim të vrazhdë, por meqë nuk e pushoni dot alarmin nuk ju mbetet tjetër veç të zgjoheni me kurajo. Nuk do të jeni në 100% tuaj dhe nuk do të keni shumë dëshirë për të bërë gjëra, por gjithsesi mund t’a thoni fjalën tuaj. Do të keni energji me bollëk, por duhet t’i drejtoni kah aktiviteteve që ju japin kënaqësi dhe nuk ju lënë me serbator bosh.
Gaforrja: Ditë e duhur për iniciativa të reja, për projekte ambicioze dhe për ndryshime që sjellin avantazhe për këdo që është i predispozuar të përveshë mëngët dhe të përballojë ndonjë sforco më tepër. Ndihma e një miku do të jetë përcaktuese për këdo që është në pritje të një pune. Spostimet dhe udhëtimet do të jenë raste për takime të reja që do të jenë të nevojshme si në profesion ashtu edhe në jetën private.
Luani: Sistemoni bilancin tuaj shumë të lëvizshëm këtë periudhën e fundit nga shumë euro në dalje. Gjithsesi sot do të arkëtoni një shumë parash që ua ka dikush dhe e prisnit prej kohësh ose do t’ja dilni mbanë të mbyllni një tratativë të komplikuar. Përsa i përket jetës private dhe afektive: nëse dashuria është në krye të mendimeve tuaja do të arrini atë që dëshironi.
Virgjëresha: Hëna në shenjën tuaj është një ëmbëlsues i humorit. Planetët entuziazmues i japin shkëlqim ditës suaj: anët më me gjemba të karakterit tuaj do të marrin një ditë pushim dhe kush ju rrethon do të buzëqeshë. Mjetet për të luftuar osteoporozën janë lëvizja e rregullt fizike, vitamina D, rrezet e diellit dhe marrja e mjaftueshme e kalciumit.
Peshorja: Dita mund t’ju rezervojë një surprizë të bukur: mbajini sytë hapur që të mos ju ikë. Pranë jush ndodhet dikush që ka nevojë për ndihmë por nuk ka kurajë t’jua kërkojë: tregohuni të ndjeshëm dhe të disponueshëm. Ndjeni pak lodhje dhe rënie të energjisë? Mos u shqetësoni, varet vetëm nga aktiviteti juaj, ndonjëherë i tepruar. Qetësoni trupin dhe mendjen.
Akrepi: Hëna sot do t’ju bëjë jashtëzakonisht intuitiv dhe nëse keni për të zgjidhur një problem, ideja e parë që do t’ju vijë do të rezultojë zgjidhja më e mirë. Mbrëmje speciale për dashurinë: pasioni dhe romanca do të bashkohen për t’ju dhuruar momente magjike! Edhe në profilin financiar është një ditë mëse e favorshme.
Shigjetari: Përballjen me Hënën kundërshtare që sjell nervozizëm do t’a nidhmojë një e papritur e këndshme që do të ndryshojë kështu prespektivat. Humori i një miku do të jetë i dobishëm për të tejkaluar disa keqkuptime. Falini vetes ndonjë kënaqësi antistres. Pak not në det apo pishinë do të ishte balsami ideal për humorin tuaj.
Bricjapi: Trekëndëshi i Hënës do t’ju mbështesë në momentin dhe vendin e duhur, duke përfunduar në mënyrën e duhur dhe më të mirën e mundshme një punë vërtetët të rëndësishme. Në ambjentin familjar atmosfera është e qetë. Më në fund një periudhë pozitive. Në mbrëmje do të jeni shumë mirë me të tjerët: do të ndani iniciativa që do t’ju dhurojnë momente lumturie.
Ujori: Para jush do të hapen prespektiva interesante dhe ju do të jeni gati të shijoni favoret e qiellit që premton dhurata. Ekuilibri që keni arritur jo pa lodhje është aq i dukshëm sa do të përfshijë edhe ata që ju rrethojnë. Lëvizni në dashuri. Mos e quani të detyrueshëm dispopnibilitetin e partnerit, përkundrazi ndihmojeni në disa vendime ku ndihet i pasigurt.
Peshqit: Dispononi vendosmërinë e nevojshme për të përballur dhe zgjidhur në mënyrën më të mirë të papriturat që Hëna po ju dhuron në punë dhe sferën private. Në familje do të keni një keqkuptim. Besojini intuitës dhe aftësisë për të vëzhguar. Një diskutim i këndshëm me partnerin do të sjellë ringjallje tek relata juaj në çift.