Konfliktet e vazhdueshme mes rreperit, Lil Wayne dhe Birdman kanë shkuar në një rrugë pa kthim.
Sipas një shkrimi të publikuar nga televizioni lokal, “Atlanta ABC”, Birdman dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Young Thug dyshohet se kohët e fundit organizuan një atentat për të vrarë Lil Wayne.
Televizioni lokal amerikan njofton se ndaj rreperit të famshëm u organizua një atentat në fund të Prilli kur ai po kthehej me autobusin e tij nga një turne koncertesh.
Sipas burimeve të medias lokale autobusi u qëllua me plumba, ndërkohë që dy makina e goditën në anë duke e aksidentuar, por fatmirësisht pa viktima.
Rivaliteti në muzikë duket se është një luftë e hapur prej vitesh mes Lil Wayne dhe rivalit të tij në muzikë, Birdman 46-vjeç i cili po përkrahet edhe nga miku i tij 22 – vjeçari, Young Thug.