Ariana Grande pështyn petullat që u shiten klientëve (FOTO)

Edhe pse Ariana Grande tashmë ka kërkuar falje për deklaratën e saj se urren Amerikën,  e cila u xhirua nga kamerat e një dyqani petullash në Kaliforni, pronari i dyqanit ka disa pretendime të tjera.
Sipas tij, këngëtarja nuk ka qenë aspak e sjellshme.
“Ajo i thoshte punonjësve se nuk dëshironte të blinte petullat që ishin mbi banak por donte ato që po piqeshin në atë cast, prandaj shitësi herë pas here shkonte nga pas dyqanit, për të marrë petullat. Në këtë kohë vura re se ajo lëpiu dy prej petullave. Më pas iu afrua petullave mbi banak dhe i pështyu.”
Ajo cka e bëri më të papëlqyeshëm veprimin e këngëtares ishte fakti se më pas këto petulla iu shërbyen klientëve, nga shitësi i cili nuk ishte në dijeni të veprimit të Grande-s.
Në videon e publikuar edhe në media shfaqet Grande duke u puthur me një prej balerinëve të saj, Ricky Alvarez, teksa lëpin petullat dhe deklaron “I urrej amerikanët. E urrej Amerikën!”

Advertisement