Sarah Jessica Parker: Jetën seksuale nuk e ndaj me publikun

Aktorja e njohur e serive televizive “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker është shprehur se tema e vetme që nuk pëlqen të ndajë me publikun është jeta e saj seksuale.

Në një rrëfim të sajin për revistën “Cosmopolitan”, aktorja thotë se nuk jam e prapambetur, por kurrsesi nuk do më pëlqente të flisja për jetën time seksuale.

Advertisement

Më tej Parker rrefen: “Mund të më fotografoni ditë e natë, mund të fotografoni fëmijët e mi apo të thoni çfarë të dëshironi për martesën time. Nuk mund t’ju ndaloj. Por ju nuk mund të dini asgjë mbi jetën time seksuale, pasi kjo është pjesë vetëm e imja.”