Edicioni i fundit i Eurovizinit i ka dhënë një çmim përfaqësueses shqiptare, pavarësisht vlerësimit të performancës së saj muzikore.
Elhaida Dani kryeson listën e këngëtarëve të veshur më mirë në tapetin e kuq të Eurovizionit.
Një sondazh i faqes zyrtare të Eurosong-ut, Wiwibloggs, ka nxjerrë fituese këngëtaren shqiptare.
Fustani i verdhë, me të cilin Elhaida parakaloi në qilimin e kuq disa ditë para performancës në skenë, është zgjedhur më i miri nga sondazhi dhe nga vlerësimet e analistëve të Wiwiblog.
Për këtë fustan, si edhe të gjitha veshjet e Elhaidës në festivalin europian, është kujdesur stilisti kosovar Valdrin Sahiti.
Pas Elhaidës, e dyta në sondazh është renditur përfaqësuesja e Spanjës, Edurne, dhe e treta përfaqësuesja e Gjeorgjisë, Nina Sublati.
Në krahun tjetër, si e veshura më keq në tapetin e kuq tq Eurovizionit, 1324 vota, renditet përfaqësuesja e Holandës, Trijntje Oosterhuis.