Tuna dhe Cozman nuk janë ndarë.
Ndarjen nga Tuna e ka mohuar vetë Cozman për Gazetën Express, pas spekulimeve të disa mediave se ata nuk janë më bashkë.
“S’ka asgjë të vërtetë”, tha Cozman për Gazetën Express.
Media të ndryshme kanë shkruar sot se çifti më i përfolur i muzikës janë ndarë përfundimisht. Po e njëjta media, javë më parë kishte raportuar se gjoja çifti kishin një grindje e cila kishte përfunduar me rrahje të Tunës nga Cozmani. Edhe kjo doli të ishte e pavërtetë, sipas çiftit.