Nëse nuk plotëson orët në shërbim të komunitetit në kohë, të vendosura nga gjykata e Kalifornisë, Lindsay Lohan do të përfundojë në burg.
Por aktorja e ka gjetur zgjidhjen, ajo do të largohet drejt Monakos, në mënyrë që të evitojë burgun.
Lajmi bëhet i ditur nga TMZ, sipas të cilit, Lindsay e di që këtë herë nuk i shpëton dot burgut, nëse nuk përfundon orët në shërbim të komunitetit deri më datë 28 Maj.
Ndaj, ajo i ka thënë familjes së saj se nëse nuk ia del, 28 – vjeçarja nuk do të kthehet në Kaliforni, por do të arratiset në Monako.

Advertisement