“Kemi një çështje që nuk mund të bjerë poshtë. Kemi firmosur me Michael, Janet dhe vellëzërit e tjerë për një performancë së bashku. Michael nuk mund të performojë askund tjetër në botë para se të bëhet koncerti ynë”,- ka thënë presidenti i CEO dhe AllGood Entertainment Patrick Allocco. Kompania në fjalë pretendon se kanë qenë të interesuar t’a zgjidhnin çështjen që në momentin që këngëtari shfaqi interes për turneun 50 prej datash në stadiumin londinez O2, por përpjekjet e tyre u injoruan. Kështu avokatët e turneut të familjes Jackson duan të ndalojnë koncertet, por Jackson është duke luftuar për të kundërtën duke thënë se nuk e ka firmosur ai kontratën. Kjo nuk është hera e parë që turneu “This is it” i Jackson është vënë në dyshim. Në fillim të këtij muaji thuhej se 50 vjeçari ishte shumë i dobët për të performuar live dhe doktorët i ishin lutur që të fillonte të hante më shumë. AEG LIVE, promotorët e koncerteve në fjalë insistojnë se Michael Jackson është shumë në formë dhe që po përgatitet të ngjitet në skenë. Por zëra të tjerë konfirmojnë të kundërtën. Sipas këtyre të fundit Mbreti i Popit është në rrezik me nënpeshën aktuale dhe duhet të shtojë të paktën 10 kg që të konsiderohet i shëndetshëm. Shumë probleme, shumë rryma mendimesh e shumë pretendime kontradiktore. Duhet vetëm të presim që të kuptojmë nëse turneu do të zhvillohet vërtetë.