Pannolina apo xhinse?

Friday, December 5, 2025

Për të gjitha mamatë viktima të fashionit kanë mbërritur panolinat që duken si xhinse. Huggies ka lançuar një edicion të limituar vetëm për stinën e verës, breçka thithëse me material të hollë jeans. Panolini i ri, është si ata tradicionalët,por  së jashtmi janë në ngjyrë jeans me të qendisurat dekorative, qepjet dhe xhepat, madje dhe me etiketë si xhinset e vërteta. Për shitjen e këtyre panolinëve është hapur dhe një dyqan i përkohshëm në Milano që do të qëndrojë i hapur deri më 23 maj, por për të gjitha ato që nuk jetojnë në Milano mund t’i blejnë në faqen e internetit shop.beababy.it.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -