Victoria’s Secret i ka shtuar 10 modele të reja ekipit të saj, i cili këto kohë ishte pakësuar pas largimit të Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Behati Prinsloo, Candice Swanepoel, dhe Lily Aldridge.
Kompania ka publikuar një klip 15 sekonda ku prezantohen modelet e reja.

KATE GRIGORIEVA është një balerinë profesioniste. Ajo ka studiuar arte por ka edhe një diplomë Bachelor për Marketing.
TAYLOR HILL pëlqen muzikën, të lexojë, të bëjë ski dhe yoga.
ELSA HOSK ka nisur karrierën e modeles pas këmbënguljes së babait të saj. Nga ana tjetër ajo ka zhvilluar edhe një karrierë të suksesshme basketbolli.
MARTHA HUNT pëlqen gatimin, sërfin dhe kërcimin.
JAC JAGACIAK vjen nga një familje atletësh. Asaj i pëlqejnë sportet dhe gatimi.
STELLA MAXWELL ka jetuar në cdo shtet të botës. I pëlqejnë shumë udhëtimet si edhe ekspeditat malore.
LAIS RIBEIRO pëlqen boksin, volejbollin dhe futbollin. Gjithashtu ka pasion kërcimin salsa.
SARA SAMPAIO është shpallur disa herë “Modelja më e mirë” në Portugali. Ajo ka rripin kaf në karate, i bie violinës dhe i pëlqen sërfi.
ROMEE STRIJD pëlqen arredimet e shtëpive dhe gatimin.
JASMINE TOOKES ka qenë gjimnaste për 14 vjet si dhe ka luajtur volejboll me ekipin e shkollës.

Advertisement