Robert Pattinson dhe e fejuara e tij, FKA Twigs dalin në publik të kapur për dore

Pritja për të gjithë kuriozët ka marrë fund.
Fansat kishin kohë që prisnin të shikonin unazën e fejesës së FKA Twigs.
Edhe pse cifti i dashuruar i ka mbajtur mjaft të fshehta të dhënat rreth marrëdhënies së tyre, të Premten janë parë të dy për dore ndërsa binte në sy se Twigs kishte një unazë të re në gisht.
Megjithatë Twigs si gjithnjë e kishte dorën plot me unaza të tjera flori, në një kohë që i fejuari i saj ka qenë shumë sportiv në veshje.
Burimet konfirmuan në fillimi të këtij muaji se cifti ishte fejuar në fshehtësi të plotë, vetëm pas gjashtë muajsh lidhje.
Sipas burimeve “Ata janë të pandashëm. Po bashkëjetojnë dhe ai e quan dashurinë e vet më të madhe.”

Advertisement