Drew Barrymore: Dy fëmijë janë më mirë se një

Me një karrierë gjigande kinematografike, një kompani produksioni dhe  një linjë kozmetike, Drew Barrymore po përqëndrohet më tepër tek familja e saj, dy vajzat Olive dhe Frankie dhe bashkëshorti, Will Kopelman.
Për aktoren 40 vjecare një prej gjërave më të rëndësishme është siguria e vajzave të saj.
Megjithatë, edhe pse me shqetësimet që ka cdo prind, Barrymore e adhuron rolin e nënës.
“Dy fëmijë janë edhe më mirë se një. Nuk më besohet”, ka thënë ajo.
E pyetur se si po e përballon Olive, rolin e motrës së madhe, ajo ka thënë: “Olive është e mrekullueshme.”
Barrymore gjithashtu ka treguar se nuk është fare e shqetësuar për peshën e saj.
“Më duket cmenduri të shqetësohem për këtë. Duhen nëntë muaj për ta vënë atë peshë, prandaj minimalisht duhet të kalojnë nëntë muaj për ta humbur.”

Advertisement