Victoria Beckham ka qenë e ftuar në “The Ellen DeGeneres Show”, ku edhe ka luajtur një lojë lidhur me tatuazhet e bashkëshortit të saj David.
Në lojë, ish-anëtarja e Spice Girls, duhet të gjente të gjitha vendet ku David Beckham ka tatuazhet, për të fituar 10 mijë dollarë që më pas do të shkonin për bamirësi.
Vërtetë që bashkëshorti i saj ka shumë tatuazhe, por Vicky nuk doli aq mirë sa e mendonim në këtë testim të vogël.
Në vijim të programit, stilistja 41-vjecare ka folur edhe për fëmijët e tyre: Brooklyn, Cruz, Romeo dhe Harper.
“Fëmijët tanë janë të mrekullueshëm. Janë fëmijë shumë të mirë. Mësojnë shumë në shkollë, janë gazmorë dhe mbi të gjitha janë të lumtur. Harper është e mrekullueshme dhe djemtë sillen shumë mirë me të. Asaj i pëlqen të veshë fustane por ndonjëherë i pëlqen edhe të veshë uniformën e futbollit dhe të luajë me vëllezërit e saj në oborr”, ka treguar zonja Beckham.