Basha në Korçë: Mazhoranca iu braktisi, Mero do të rikthejë shpresën

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka qenë ditën e sotme në qytetin e Korçës ku ka prezantuar kandidatin e të djathtës Gjergji Mero.
Basha tha se mazhoranca e ka futur Korçën dhe Shqipërinë në skamje dhe nuk ka mbajtur asnjë prej premtimeve të dhëna.
Basha shprehu bindjen se kandidati i PD-së, Mero është zgjedhja e duhur për t’i rikthyer Korçës buzëqeshjen.
“Nuk ka punë dhe mirëqenie në Korçë, por skamje dhe varfëri. Në sytë e të rinjve ka humbur besimi. Ata kanë pushtetin dhe paratë, por harrojnë se nuk kanë me vete qytetarët”, tha Basha.
Më tej Basha sulmoi mazhorancën edhe për çështjen e trajtimit sipas tij me dy standarde të debitorëve të energjisë.
“Deputeti i tyre ka 205 milionë lekë borxh por në vend që të paguajë ai, u marrin shpirtin të pamundurve”, tha Basha.
Kandidati Gjergji Mero nga ana e tij falendeëroi për besimin e dhënë kryetrin Basha dhe tha se është i bindur për një fitore të thellë.

Advertisement