Veliaj dhe Kosova shkëmbejnë SMS urimi

Ka nisur në një klime pozitive gara për Tiranën. Në fakt ende pa shpallur platformat e tyre dhe pa ndezur motorët e garës, dy kandidatet për Bashkinë e kryeqytetit kanë shkëmbyer mesazhe telefonike me njeri-tjetrin.
Sipas burimeve te sigurta, ka qenë kandidati i mazhorancës Erjon Veliaj i cili i ka shkruar sms i pari mjekut Halim Kosova ku i shkruan “Jemi gati për një fushatë pozitive dhe ju uroj suksese”.
Nuk ka vonuar përgjigja e kandidatit të djathtë i cili shkruan: “Ju falenderoj dhe suksese gjithashtu”.

Advertisement