Kim Kardashian sërish me flokë të gjatë

Ka qenë një moment shumë i shkurtër kur bota e pa Kim Kardashian-in disa muaj me flokë të shkurtër deri tek shpatullat dhe më pas në ngjyrë platin.
Vetëm pak ditë më parë zbuluam se ajo ishte bërë sërish brune, për arsye se do të udhëtonte drejt Armenisë me familjen, por tashmë duket se ajo i është rikthyer look-ut të saj të 2014-ës.
Ndërkohë në Instagram, stilisti i saj prej kohësh Jen Atkin ka falenderuar Lorri Goddard që e ka bërë Kim-in sërish brune.
Kemi mësuar se Goddard ka përdorur B3 Brazilian Bond Builder për të ruajtur flokët e fortë pas një ndryshimi kaq rrënjësor të ngjyrës.

Advertisement