Madonna do të zhvishet, por nuk e lë Instagram-i

Madonna me sa duket ka shumë dëshirë të zhvishet në Instagram, por rrjeti nuk i lejon fotot nudo. 56 vjecarja ka postuar një foto vintage ku shfaqej topless, por foto shumë shpejt është zhdukur nga rrjeti.E nervozuar, ditën tjetër, ajo ka postuar një tjetër foto, këtë herë një version të censuruar ku ajo shfaqet e zhveshur, mbështetur tek një statujë peshku.
“Përse nuk ka problem kur nxjerr të pasmet por ka problem kur nxjerr gjoksin?” ka shkruar këngëtarja. “Po mbytem nga hipokrizia e rrjeteve sociale.”
Në fakt në rregullat e Instagram thuhet qartë se nuk pranohen foto nudo.
Yje si Miley Cyrus kanë postuar më parë foto në mbështetje të lëvizjes “Free the Nipple” (Nxirrni gjoksin) e cila synon të luftojë censurimin e lakuriqësisë si dhe “dekriminalizimin e trupit të femrës”.

Advertisement