Përse Hilary Duff i bëri flokët blu?

Hilary Duff ka qenë e ftuar në Ellen DeGeneres Show ku ka folur jo vetëm për flokët e saj blu, por edhe për djalin e saj, Luka, i cili me sa duket paska gisht në stilin e mamit.Fillimisht aktorja tha se i ka lyer flokët blu që të shkojnë me ngjyrën e syve të Ellen DeGeneres, por më pas ka sqaruar: “Kurrë nuk kisha bërë dicka të tillë. Isha në Cabo me djalin dhe po shikonim oqeanin. Në atë moment mendova që atë ngjyrë e doja në flokët e mi. Kështu nisi gjithshka.”
Me sa duket Luka i vogël është shumë dakort me ngjyrën e flokëve, por kjo nuk ndodh me cdo model të tyre. Duff tregon se “Luka pëlqen disa modele të vecanta flokësh. Nuk i pëlqejnë kur i kap ose i bëj gërshet.”
Lidhur me një fotografi të postuar në Instagram ku Duff shfaqet me rroba banjo ajo thotë se tre vite pasi ka lindur djalin ndihet mjaft mirë me trupin e saj.
“Jam si gjithë të tjerët. Ndonjëherë më pëlqen vetja, herë të tjera jo. Megjithatë jam krenare për trupin tim dhe që më ka dhuruar djalin tim bukurosh. Ndihem e fortë dhe e fuqishme.”

Advertisement