Christina Milian ka mrekulluar në kopertinën e muajit Maj të revistës Latina ku përveç se ka treguar se sa joshëse mund të jetë ka sqaruar edhe disa prej pikëpyetjeve që ekzistojnë për jetën e saj në çift.Edhe pse janë parë shpesh bashkë dhe ajo pak a shumë e ka konfirmuar marrëdhënien gjatë reality show-t “Christina Milian Turned Up”, fansat ende pyesin veten nëse ajo ka një lidhje me Lil Wayne.
“Puna është se ne jemi bashkë… Kemi një marrëdhënie të veçantë, por jemi treguar të kujdesshëm sepse kur ke diçka të veçantë rrezikohet të prishet nga personat e jashtëm të cilët shohin vetëm fragmente të shkëputura të saj.”
Christina thotë se ka mësuar nga gabimet e të kaluarës por edhe se dëshiron të jetë model për vajzën e saj 5 vjeçare.
“Bëj çdo gjë që mundem që të jem një mama e mirë. Do të doja të kaloja më shumë kohë me të, por sido që të jetë sa herë jam me vajzën përpiqem që të kënaqemi sa më shumë.”