Dy personazhe të njohur të botës së show biz-it, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, janë vënë në fokus të mediave online përgjatë kësaj jave.Moderatorja bukuroshe e Top Channel, mendohet të jetë duke jetuar një romancë dashurie me reperin kosovar, Getoar Selimi. Sipas shtypit rozë, burime pranë këngëtarit jo vetëm e kanë konfirmuar, por edhe kanë deklaruar se “zyrtarisht” kjo lidhje ka nisur qysh prej muajit nëntor. Po të njëjtat burime, sipas “Bluetooth”, citojnë se Geti është transferuar në Tiranë përkohësisht edhe për arsye të Marinës.
Por e bukura e kësaj jave ka qenë lajmi i publikuar nga mediat kosovare për një propozim të mundshëm martese që reperi i ka bërë Marinës. Menjëherë pas daljes së lajmit, të dy personazhet e kanë përgënjeshtruar, duke publikuar në profilet e tyre sociale të njëjtin status: “Të flasësh pa fakte e me thashetheme është si të gjuash me armë pa fishekë”. Pavarësisht deklaratës së përbashkët, zërat për një lidhje të mundshme nuk u shuan, me gjithë kujdesin maksimal të të dyve për të qëndruar sa më larg vëmendjes mediatike. E kontaktuar nga “Bluetooth”, Marina nuk pranon, as mohon asgjë, vetëm ka pohuar: “Më ka lodhur kjo histori”. E gjitha duket se është një histori e stisur mediatike apo ka diçka të vërtetë brenda saj?