Është prezantuar mbrëmë kënga dhe videoja “I’m ALIVE” nga Elhaida Dani. Pas polemikave të shumta në lidhje me tërheqjen nga konkurimi të “Diell”, këngës fituese të Festivalit të RTSH duket se stuhia është qetësuar. Menjeherë pas publikimit të këngës pjesa më e madhe e njerëzve nëpër rrjetet sociale kanë shfaqur hapur pëlqimin për këngën e re, madje kanë pohuar se ndihen krenarë për këtë produksion që do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin europian.

Dëgjojeni edhe ju dhe le t’a shpërndajmë sa më tepër këngën në mënyrë që të dëgjohet dhe vlerësohet sa më shumë nga miqtë tanë europianë. Suksese Elhaida!

Advertisement