Madonna është zhveshur totalisht gjatë një interviste në programin radiofonik të Howard Stern. Këngëtarja ka folur për veten dhe për disa momente kyç të jetës së saj, disa prej të cilëvë vërtetë shumë të fortë. Miss Ciccone është rikthyer të flasë për përdhurnimin e pësuar në moshën 19 vjeçare, për miqësinë me Michael Jackson dhe për historinë me reperin legjendë Tupac Shakur, histori për të cilën nuk kish preferuar të fliste deri më tani.

Ky rrëfimi i fundit erdhi gjatë pyetjeve mbi një intervistë nga David Letterman në 1994-ën, intervistë e famshme për fjalët jo fort të hijshme të përdorura nga Madonna. “Kur kam bërë atë intervistë me David, isha pak e çmendur. Atë ditë ndihesha pak e çuditshme. Asokohe dilja me Tupac-un dhe ndihesha pak gangsta”. Kjo është hera e parë që Madonna flet hapur për lidhjen me reperin.

Advertisement

Artistja më pas ju rikthye një episodi shumë të dhimbshëm të jetës së saj, atë të përdhunimit. “U përdhunova. Viti i parë që jetova në New York ishte vërtetë çmenduri. Po shkoja në kursin e kërcimir, gjeta derën mbyllur dhe kisha nevojë për para për të bërë një telefonatë. Një burrë m’u afrua dhe m’i huajti… Ishtë një tip shumë miqësor. U besoja të gjithëve”. Një eksperiencë e tmerrshme dhe traumatike për të cilën këngëtarja kish folur edhe më parë.

Shumë prekës ishte edhe kujtimi i saj mbi Michael Jackson, me të cilin ka ndarë një miqësi të gjatë: “Ishte i turpshëm. Ishte i famshëm që fëmijë, ndaj nuk ka pasur kurrë një fëmijëri të vërtetë. Ishte i turpshëm në mënyrë të frikshme. Nuk kishim atë lloj miqësie ku tregohet gjithçka, por talleshim me botën e çmendur në të cilën jetonim. Nuk kemi folur kurrë për fëmijëritë tona… mendoj se ndihej gjithnjë i torturuar. Për të ishte e vështirë edhe të shihte njerëzit në sy”.

Me pak fjalë Madonna konfirmon statusin e saj prej legjende të gjallë.