2 vjec me kontratë 700 mijë dollarëshe

Djali i 50 Cent me sa duket ndjek hapat e babait sa i përket biznesit.

Djali i vogël nuk humbet kohë në ngritjen e emrit të tij. Kjo pasi babai i tij ka bërë të ditur në një intervistë se 2 vjecari Sire Jackson ka arritur të firmosë në një kontratë modelingu… dhe jo një kontratë dosido.
“Ai ka një marrëveshje modelingu me Kidz Safe”, ka thënë rreperi i cili ka saktësuar se nga kjo kontratë do të fitojë shumë para.
Më saktësisht bëhet fjalë për 700 mijë dollarë.
“Ai është shumë i mirë, për këtë duhet paguar” ka bërë shaka babai.
Megjithatë 50 Cent ka sqaruar se paratë do ti fusë në një llogari në të cilën djali nuk do të ketë akses deri kur të arrijë në moshë madhore.

Advertisement