Lista e deputetëve ‘non grata’! SHBA: Nuk e kemi krijuar ne

Ambasada amerikane ka reaguar ndaj një liste të publikuar nga gazeta e PD, Rilindja Demokratike, me emrat e nëntë deputetëve, që vlerësohen si ‘non grata’ nga SHBA.

Sipas tyre, lista është një trillim.
Megjithatë ambasada thotë se nxit largimin e individëve të korruptuar apo kriminelë nga partitë politike.
“Artikulli i botuar fillimisht në gazetën Rilindja Demokratike ditën e djeshme, i cili i referohej një liste me nëntë deputetë të Parlamentit që ishin cilësuar “non grata” nga Ambasada Amerikane, është tërësisht një trillim. Ambasada vëzhgon nga afër çështje që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në të gjitha partitë politike, por Ambasada nuk e ka krijuar atë listë.
Ne përsërisim deklaratën tonë të 2 marsit dhe nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014,” thuhet në deklaratë.

Advertisement

Lista e RD

-Artur Bushi

-Pjerin Ndreu

-Mark Frroku

-Tom Doshi

-Esmeralda Shkjau

-Paulin Sterkaj

-Luan Duzha

-Shkëlqim Selami

-Gjovalin Kadeli