Basha: Dorëheqja e Metës, parakusht për hetimin

Foto Arkiv

Dorëheqja e Ilir Metës është parakusht për një hetim të pavarur të çështjes Doshi.

Kështu u shpreh kryetari i opozitës Lulzim Basha teksa akuzoi kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin se po përpiqen të manipulojnë ngjarjen.
Basha theksoi se pas këtyre zhvillimeve lind nevoja e një procesi sa më të plotë për dekriminalizimin e politikës.
Në mbledhjen e kryesisë të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes, Partia Demokratike shqyrtoi mundësinë e fillimit të protestave kundër dyshes Rama – Meta.

Advertisement