33 vjetori i Jessica Biel

Mamaja e ardhshme Jessica Biel ka festuar 33 vjetorin me bashkëshortin e saj Justin Timberlake dhe një grup të ngushtë miqsh më datë 3 të këtij muaji.

Festën e organizoi Estee Stanley, i cili ka ftuar miqtë e saj më të dashur për të ngrënë një darkë në shtëpinë e saj në Hancock Park.
Çdo gjë ishte e thjeshtë, ashtu siç donte Jessica.
Aktorja ishte veshur me një fustan bardhë e zi të gjatë deri në fund të këmbëve, ndërsa Timberlake zgjodhi një look casual me xhinse dhe këmishë.
Çifti është larguar rreth orës 23.30. Timberlake mbante dhuratat ndërsa Biel ecte ngadalë pas tij.
“Ai ishte shumë protektiv për Jessica-n, ka thënë një burim, ndërsa për Biel kjo ishte një natë e paharrueshme.”
Më parë Timberlake kishte uruar edhe nëpërmjet Instagram-it ku ndër të tjera shprehte dashurinë e pamasë ndaj së shoqes.

Advertisement