Që prej mbrëmjes së djeshme kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.
Gjendja aktuale e Gjikës duket e rënduar dhe sipas mjekut Gjika është shtruar me dhimbje në gjoks, me hipertension, si dhe aritmi.
Në sallën e reanimacionit ka hyrë dhe prokurori duke parë dhe gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë me vendim të mjekëve të Vlorës, Gjika po transportohet nga Vlora drejt spitalit të Tiranës, për të marrë një ndihmë më të specializuar.