Johnny Depp dhe Amber Heard martohen fundjavën e ardhshme

Tashmë ka ardhur koha! Johnny Depp dhe e fejuara e tij Amber Heard do të martohen fundjavën e ardhshme.

Ceremonia do të zhvillohet në ishullin privat të Depp në Bahamas.
“Do të jetë një ceremoni shumë e thjeshtë”, ka treguar një burim i brendshëm.
Aktori 51 vjecar dhe 28 vjecarja Heard u fejuan në Janar 2014, pas dy vjetësh lidhje dashurie.
Festa e fejesës në Los Angeles ishte shumë private ku të pranishëm kanë qenë miqtë e tyre si Marilyn Manson, Mandy Moore, dhe Steven Tyler.
Kjo do të jetë martesa e parë për aktoren por e dyta për Depp.
Aktori i “Pirates of the Caribbean” u nda nga këngëtarja/aktorja Vanessa Paradis në 2012, pas 14 vitesh së bashku. Nga martesa e tyre lindi vajza Lily-Rose, tashmë 15 vjec dhe djali Jack, 12.

Advertisement