Tre fansa të filmit “Rocky” kanë realizuar një prej ëndrrave të tyre të shtunën në Filadelfia.
Peter Rowe, Jacob Kerstan, dhe Andrew Wright u ngjitën në majë të shkallëve të Muzeut të Arteve, ashtu si në filmin e parë “Rocky” në 1976 dhe aty gjetën një surprizë.
Sylvester Stallone, aktori që për rolin e Rocky Balboa është nominuar edhe në cmimet Oscar në 1977, gjendej në majë të shkallëve ku po xhirohej seria e shtatë e filmit.
Sipas fansave kur arritën në majë të shkallëve dëgjuan një zë që u thoshte: “U ngjitët shumë shpejt. Kështu më bëni të dukem keq.”
Ata u kthyen dhe panë para vetes vetë Rocky-n.
Fotografia është konfirmuar si e vërtetë edhe nga publicisti i aktorit Michelle Bega.