Janë puthur apo jo?!

Leonardo DiCaprio dhe Rihanna kanë cmendur internetin pas festës në vilën e Playboy më 10 Janar ku kanë qenë së bashku me miqtë e tyre Naomi Campbell, 50 Cent, Ashley Benson, Jessica Szohr dhe Tom Hardy.

Sipas atyre që kanë qenë të pranishëm në festë të dy e kanë shijuar në maksimum shoqërinë e njeri-tjetrit. Dikush ka shkruar në Twitter “Sapo pashë Leo-n dhe Rihanna-n të putheshin nën tingujt e këngës “Pour it up”. Më pas edhe tMZ ka raportuar se aktori dhe këngëtarja janë parë duke u puthur. Ndërkaq sipas burimeve të Us Magazine, Leo dhe Rihanna nuk kanë qenë bashkë në festë dhe as janë parë duke u puthur. Të tjerë të ftuar e kanë konfirmuar se nuk ka patur asnjë puthje por “vetëm pak flirtim”.

Advertisement