Prezantuesi i njohur italian bëhet shqiptar

Prezantuesi i njohur italian Ezio Nereo Greggio ka marrë shtetësinë shqiptare.

Për të gjithë kjo mund të duket e çuditshme por ja që është e vërtetë dhe është bërë publike me një dekret të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani për dhënien e shtetësisë. Ja dekreti i Presidentit:
“Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Kulturës,
DEKRETOJ
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
Nazmi Aziz Curri
Besime Nazif Curri (Statovci)
Kushtrim Nazmi Curri
Migjen Nazmi Curri
Arbëresha Nazmi Curri
Ezio Nereo Greggio
Elbasan Muamet Vezaj
Fadil Hazir Berisha
Zylfije Isak Ejupi Berisha (Ejupi)
Laureta Fadil Berisha
Erisa Fadil Berisha
Gani Selim Veselaj
Kreshnik Gani Veselaj
Valmir Gani Veselaj
Gentijana Gani Veselaj
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 08.01.2015

Advertisement